Francë, këta janë anëtarët e kabinetit të Macron

Presidenca franceze publikoi të mërkurën pasdite listën e anëtarëve të kabinetit të ri. Kabineti përbëhet nga 22 anëtarë, duke përfshirë 18 ministra dhe katër sekretarë shteti. Gjysma e anëtarëve të kabinetit janë femra.

Presidenti i ri i Francës Emmanuel Macron ka emëruar anëtarin e partisë së Republikanëve Edouard Philippe si kryeministër të Francës, i ngarkuar me formimin e kabinetit. Përbërja e kabinetit të ri pasqyron idenë e Makronit për të lënë mënjanë diferencat mes krahëve të ndryshëm politikë.

Kështu, ministri i Brendshëm Gerard Collomb dhe ai i Jashtëm janë anëtarë të Partisë Socialiste Franceze të së majtës, ndërsa ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire është anëtar i Republikanëve të krahut të djathtë. Ndërkohë, ministër i Drejtësisë dhe ministre e Mbrojtjes janë përkatësisht kryetari i Lëvizjes Demokratike të qendrës François Bayrou dhe anëtarja e kësaj partie Sylvie Goulard.