Peizazhe të mrekullueshme në Tokë që duken joreale

Vetë Toka ofron një mori pamjesh të çuditshme dhe shpeshherë larg reales.

Wadi Rum, Jordani

Kjo nuk është një foto nga Marsi! Kjo shkretëtirë jordaneze është e vërtetë me gjithë pamjen e saj të mrekullueshme të kuqe.

Kanioni i Antilopës, SHBA 

Format e këndshme të gurit ranor janë produkt i erozionit ujor që ka krijuar këtë formacion unik. Ky kanion në Arizona, i vendosur në territorin Navajo, është bërë një pikë e njohur turistike në SHBA.

Gejzeri Fluturues, SHBA

Gjatë 40 viteve të fundit, mineralet nga uji gjeotermal kanë formuar një tumë të mbuluar me alga në sipërfaqen e shkretëtirës, duke i dhënë një nuancë shumëngjyrëshe.

Namib Naukluft Park, Namibi

Peizazhi i këtij parku është i mrekullueshëm me dunat e kuqe të rërës dhe pemët e zhveshura.

Grand Prismatic Spring, SHBA

Burimi i famshëm i nxehtë në Parkun Kombëtar Yellowstone ka një pamje të çuditshme, plot ngjyra për shkak të baktereve dhe mikrobeve të pigmentuara që kolonizojnë ujërat e ngrohta minerale.