FOTO/ 3 orë bisedime 'kokë më kokë' arrihet marrëveshja Rama-Basha

Ka përfunduar me marrëveshje takimi i gjatë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha ai i cili është shprehur për gazetarët  se ka një marrëveshje me Ramën.

“Kemi një marrëveshje bazuar në paketën McAllister+ dhe me ndërmjetësinë e zyrtarëve amerikanëve.”

Basha u shpreh se marrëveshja do të bëhet e detajuar dhe e qartë në 24 orët e ardhshme.

Edhe Rama është shprehur se nuk ka se çfarë të shtojë më shumë: “Jam dakord 100% me kreun e opozitës“.