Vazhdojnë negociatat, Rama-Basha 3 orë ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin

Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së dhe opozitës, Lulzim Basha janë duke vazhduar takimin e tyre ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

Deri më tani kanë kaluar më shumë se 180 minuta nga takimi i tyre, ndërsa se për çfarë po bisedohet nuk dihet asgjë.

Ata kanë pirë 2 kafe deri më tani dhe kanë ndërruar sallën ku po bisedonin.

Takimi mes tyre po vazhdon me diskutime të shumta për daljen nga kriza.