Irani bërthamor: Trump shtyn 'marrëveshjen më të keqe të Obamës'

Donald Trump ka ripërtërirë marrëveshjen me sanksione lehtësuese për Iranin, pavarësisht kritikave të kaluara të presidentit amerikan.

Lehtësimi i sanksioneve është pjesë e një marrëveshje thelbësore bërthamore të ndërmjetësuar në vitin 2015 nën Presidentin e atëhershëm Barak Obama me pesë fuqitë e tjera botërore, shkruan BBC.

Trump e ka përshkruar marrëveshjen historike si "marrëveshja më e keqe e arritur ndonjëherë".

Megjithatë, kreu i SHBA lëshoi sanksione të reja ndaj zyrtarëve të caktuar dhe një biznesi kinez në lidhje me programin e raketave të Iranit.

Ky veprim do të thotë se sanksionet parandalojnë ndonjë kompani amerikane që bëjë tregti me Iranin dhe do të mbetet pezull për momentin.

Në kthim, Irani është zotuar të kufizojë aktivitetet e tij bërthamore, duke reduktuar pasurimin e uraniumit, planet e prodhimit të plutoniumit dhe duke u lejuar inspektorëve qasje në objekte.

/Syri.net/