Negociatat për krizën, Rama e Basha ndryshojnë sallën e bisedimeve

Kur takimi kokë më kokë mes kreut të PS-së Edi Rama dhe atij të PD-së, Lulzim Basha po shkon drejt 120 minutëshit, mësohet se ka pasur lëvizje në Kryesinë e Kuvendit.

Siç raportojnë gazetarët që ndodhen pranë selisë së Kuvendit Rama e Basha e kanë ndryshuar sallën ku janë duke zhvilluar bisedën e tyre.

Fillimisht takimi ka nisur në sallën ku zhvillon takimet Byroja e Kuvendit, por pas më shumë se 1 orë ata kanë ndryshuar vendin.

Të dy janë zhvendosur në sallën ‘Pjetër Arbnori’ ku po zhvillojnë edhe bisedimet për gjetjen e krizës politike.