Acari në Amerikë, ngrin Iowa dhe Nebraska, stuhia polare pritet zhvendoset në jug

Stuhia e dëborës ka pushtuar shtetet qendrore amerikane, prej të hënës së 8 janarit, duke zbardhur rrugë, fusha e automjete.

Më shumë nga të gjithë duket se po e vuan Iowa dhe fqinji, Nebraska.

Cikloni i acarit, që ka prekur 45 milionë njerëz, me temperaturat që kanë rënë deri në -10 por që ndihen si -27 gradë celsius, pritet të vijojë edhe javën e ardhshme duke përfshirë edhe Amerikën jugore dhe atë lindore.