Fise të vjetra indigjene që vrasin dhe hanë ata që ‘zotërohen’ nga demonët

Fise të vjetra indigjene në Papua të Indonezisë, të cilat kontaktuan me civilizimin perëndimor vetëm rreth 50 më parë, jetojnë ende në stilin e tyre të lashtë të gjuetisë, kërkimit e mbledhjes së ushqimit ne natyre, dhe në disa raste dhe kanibalizëm.

Për shoqërinë tonë aksidentet, vrasjet apo “vdekjet e pashpjeguara” janë çështje për policinë, mjeksinë ligjore.

Por sipas ligjeve të lashta të popujve Korowai në Papua, Indonesia, vdekjet e pashpjeguara studiohen nga shamanët ose magjistarët e posaçëm fisit, të cilët nganjëherë ofrojnë si zgjidhje për problemin kanibalizmin.

Populli Korowai besojnë se shpirtra të ligë të njohur si “khakhua” jetojnë bashkë me ne dhe nganjëherë marrin kontrollin e trupave të gjallë njerëzorë për të kryer ‘akte djallzore’.

“Populli Korowai i percepton këto shpirtra si kërcënime jo vetëm për individin por për të gjithë komunitetin, dhe ato shpesh i atribuohen një ‘khakhua’,” thuhet në një dokumentar të rrjetit ‘Cultures and Peoples of the World’.

“Si mënyrë për t’u mbrojtur prej tyre ata mund të zgjedhin eliminimin e personit të poseduar. Aktet e kanibalizmit janë simbolike për mirëqenien e komunitetit. Kjo ka vazhduar prej shekujsh, madje deri në vitet 1970-të shkencëtarët që studiuan fisin ishin të bindur se Korowai nuk dinin për ekzistencën e popujve të tjerë përveç vetes së tyre”.

Por tashmë dhe realiteti i Korowai po merr fund teksa bota moderne u afrohet territorit të tyre gjithnjë e më shumë teksa xhungla ku ata kanë banuar prej mijëra vitesh po sheshohet për t’u kthyer në ferma ose gërmuar në miniera.