Banesa përfshihet nga flakët në Pogradec, familja 5 anëtarëshe mbetet në qiell të hapur

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Leshnicë të bashkisë Pogradec.

Sipas informacioneve nga policia dhe forcat zjarrfikëse në kohën kur ka rënë zjarri në banesë ishin 5 pjesëtarë të një familje të cilët kanë arritur të dalin në kohë.

Zjarri ka rënë në banesën e familjes Aliaj në Leshnicë ndërsa pas dëmeve të shumta materiale nga zjarri familja ka mbetur në qiell të hapur.