VIDEO/ Real Madrid 99% kampion i Spanjës. Shpartallon Celta Vigon me 4 gola

Real Madrid ka mposhtur Celta Vigon me rezultat 4-1 në ndeshjen e mbetur të javës së 21-të të La Ligës.

Golat për skuadrën e Zidane i shënuan dy Cristiano Ronaldo (10’ dhe 48’), Karim Benzema (70’) dhe Toni Kroos në minutën e 88-të.

Golin e vetëm për Celtan e shënoi John Guideti në minutën e 69-të.

Me këtë fitore, Reali merr kryesimin e La Ligës me 90 pikë, tri më shumë se Barcelona, kur ka mbetur vetëm edhe një javë për tu zhvilluar.