Anijet e transportit mirëpresin operacionin për sigurinë në Detin e Kuq

Firmat e transportit detar po reagojnë ndaj sulmeve të avionëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së mbi rebelët huthi. Një zëdhënës i kompanisë gjermane Hapag Lloyd tha se ata "mirëpresin masat që e bëjnë përsëri të sigurt kalimin përmes Detit të Kuq", sipas Reuters.

Gjigandi danez i anijeve Maersk tha se shpreson që siguria e shtuar ta kthejë tregtinë detare përsëri përmes Detit të Kuq.

Më herët, Maersk i tha BBC-së se "ndërprerja e konsiderueshme" e tregtisë globale tashmë po ndihej "deri te konsumatori i fundit".

Përpara sulmeve ushtarake, shefi ekzekutiv i Maersk, Vincent Clerc, kishte bërë thirrje për një "mobilizim më të fortë" për të zmbrapsur sulmet, të cilat ai tha se do të çonin në çmime më të larta për klientët.