Anijet minagjurmuese të NATO-s marrin nën kontroll sigurinë e gazsjellësit TAP
Dy anije minagjurmuese të NATO-s kanë marrë nën kontroll sigurinë e gazsjellësit Trans Adriatik.
Sipas portalit azer Trend, këto anije po punojnë ngushtësisht me flotën italiane dhe autoritetet vendore për të monitoruar gazsjellësin TAP.
Në një njoftim zyrtar thuhet se monitorimi i rregullt i infrastrukturës kritike nënujore, ku përfshihen gazsjellësit dhe kabllot e komunikimit, është shumë i nrëdësishëm.
Një e treta e burimeve natyrore transportohen përmes këtyre tubave nënujorë.
“TAP është vendimtar për politikën energjetike të Bashkimit Europian, duke dërguar gaz natyror nga fusha e gazit Shah Deniz II në Azerbajxhan drejt Europës,” thekson njoftimi.
Kujtojmë se ky projekt me rëndësi të madhe për Europën mban firmën e qeverisjes së Partisë Demokratike.
Ai lehtëson furnizimin me gaz të Europës, duke rritur sigurinë energjetike për kontinentin.