Interesimi i madh, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kukësi-Skënderbeu. Ja çmimi për çdo tribunë

Kukësi komunikon se biletat e spektatorëve për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të jenë të gjitha me pagesë.

Çmimet janë si më poshtë: Tribuna përballë: 1000 lekë të reja Tribuna kryesore: 2000 lekë të reja Çmimet e biletave do të jenë pa dallim ndërmjet tifozerisë vendëse dhe asaj mike. Ne nuk do të bëjmë asnjë diferencim, duke respektuar në maksimum mysafirët.

Në dispozicion do të lëmë 300 vende për tifozët korçarë. Këto ditë, si klub organizator, kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit, duke u kujdesur për policinë, ambulancën, zjarrfikësen dhe çdo gjë tjetër në funksion të sigurisë në stadium.

Ndërkohë, duke marrë parasysh faktin se ndeshja e së shtunës (17:30) është më e rëndësishmja e këtij sezoni jo vetëm për FK Kukësin, por edhe për gjithë kampionatin shqiptar, theksojmë se shumë biznesmenë kuksianë kanë shprehur dashamirësinë dhe gatishmërinë e tyre për të paguar biletat për tifogrupet tona.

Biznesmenët e afruar pranë klubit, duke mos dashur të privojnë tifozerinë kuksiane nga kjo supersfidë, kanë blerë me qindra bileta, qe do u dhurohen gjithe tifozeve qe nuk kane mundesi financiare per ta blere bileten. Biletat do t'u dhurohen tifozeve gjate ketyre diteve dhe diten e ndeshjes tek portat hyrese ne stadium. Hyrja në stadium do të jetë VETËM me bileten e blere ose te dhuruar.

Tifozët tanë le të përfshihen me tifogrupet për të përfituar biletat, gjë që vlen edhe për Skënderbeun, nëse kanë dëshirën të paguajnë paraprakisht si klub apo nëpërmjet biznesmenëve të ndryshëm.