‘Njeriu që na premton opozitë!!!’

Njeriu që premtoi drejtësi për Gërdecin, erdhi në pushtet i dha leje ndërtimi të akuzuarve për këtë ngjarje.

Njeriu që premtoi drejtësi për 21 janarin, erdhi në pushtet, mbylli hetimet, dhe një nga qitësit e gardës e kandidon për deputet sot.

Njeriu që premtoi çlirimin e drejtësisë nga kapja dhe ka dy vite që bërtet vetting, vetting, nuk pranon sot të votojë vettingu-n.

Njeriu që premtoi shëndetësi falas, e privatizoi gjithë sistemin shëndetësor.

Njeriu që premtoi arsim të aksesueshëm për të gjithë, erdhi në pushtet e shtrenjtoi dhe e bëri akses për të pasurit.

Njeriu që premtoi se do t'i kthente qytetarëve pasuritë nën dhe mbi tokësore, i shiti të gjitha kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi 300-mijë vende pune, erdhi në pushtet u bë shkak i eksodeve të papara të shqiptarëve për në Europë.

Njeriu që premtoi nxjerrjen e bujqësisë nga kushtet mesjetare, erdhi në pushtet e zhyti më keq akoma.

Njeriu që premtoi të mbarojë rrugët e lëna rrugëve sipas tij, nuk shtroi dot një metër rrugë.

Njeriu që premtoi luftë kundër trafiqeve dhe kanabisit, erdhi në pushtet dhe mbushi gjithë vendin me trafiqe dhe kanabis.

Njeriu që premtoi njerëz me vlera në politikë, e kriminalizoi atë kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi se do të jetë një kryeministër ndryshe nga të mëparshmit, pas katër vitesh në pushtet, rezultoi më i keqi i 25 viteve të marra së bashku.

Njeriu që premtoi një politikë ndryshe duke nënkuptuar apo edhe etiketuar drejtpërdrejt si autokrat Berishën, pasi erdhi në pushtet mbyti çdo zë kundër tij në parti dhe qeveri.

Njeriu që premtoi se nuk do dilte në TV si Berisha, erdhi në pushtet jo vetëm që rri gjithë ditën në TV aq sa ka zënë hapsirat edhe të emisioneve të femijëve, por ka hap kanal të personalizuar televiziv (ER-TV).

Premtoi gjithçka, nuk bëri asgjë.

Berisha ka qeverisur dhe është aktor kryesorë në politikën shqiptare pas viteve 90-të dhe sigurisht ka bërë edhe gabime.

Por, në fund të dokumentit për anëtarësimin e vendit në NATO, në fund të dokumentit që liberalizoi vizat për shqiptarët, qëndron firma e Sali Berishës. Edi Rama nuk mundi dot të vendosë firmën e tij në fund të një dokumenti që do të hapte negociatat me Bashkimin Europian.

Berisha e mori mandatin e dytë qeverisës nëpërmjet një akti politik, koalicioni me një parti të majtë (LSI), u quajt akt jo normal, jo i natyrshëm...etj, por ishte akt i pastër politik.

Ky po kërkon të marrë një mandat të dytë jo me një akt politik, por me një akt "kriminal", duke shkuar në zgjedhje i vetëm, pa opozitë reale, duke premtuar në fushtatë se do ju japim këtë e atë, dhe do t'u japim edhe një opozitë!

Rast unik në botë ku një parti në pushtet premton në fushatë elektorale se do të krijojë edhe një opozitë.

Njeriu që në vitin 2013-të premtoi, vende pune, ulje taksash dhe ngritje rroge në vitin 2017-të premton, era shtet, vetting dhe opozitë!

Kjo, as ishte parë as dëgjuar ndonjëherë dhe ta mendosh që ky akoma thotë- s'keni parë gjë akoma!