Negociata për krizën politike, nis tryeza e partive. Të gjithë të pranishëm

Ka nisur tryeza e partive parlamentare për të bërë përpjekje për të dalë nga kriza politike ku është përfshirë vendi.

Tryeza është thirrur nga dy parti opozitare, ajo Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu dhe Agrare e drejtuar nga Agron Duka.

Të pranishëm në këtë tryezë është: kreu i PS-së Edi Rama, i PD-së, Lulzim Basha, i LSI-së, Petrit Vasili, i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, zv/kryetarja e Libra, Mimoza Hafizi, kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka, i LZHK-së, Dash Shehi, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.