Tërmeti i fuqishëm godet Afganistanin, lëkundjet ndjehen deri në Indi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,4 i shkallës rihter ka goditur, këtë të enjte, Afganistanin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se epiqendra ka qenë në provincën Badakhshan, në verilindje të vendit.

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në pjesën më të madhe të Pakistanit, por edhe në Indi e Taxhikistan.

Deri tani, nuk ka raportime për persona të lënduar, por në tërmetet e kaluara me magnitudë mbi 6 kanë ndërruar jetë me qindra persona në Afganistanin.