Surpriza/ Rama i bashkohet tryezës së partive parlamentare

Tryezës së partive parlamentare të thirrur në Kuvendin e Shqipërisë nga PR-a dhe PAA i është bashkuar dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i PS-së.

Bashkimi i Ramës në tryezën e partive parlamentare ka qenë vërtetë një surprizë, pasi nuk e kishte lajmëruar më herët pjesëmarrjen e tij.