FOTO/ Përlot urimi i mamasë së Marinës… dhe zbulon sekretin e madh!

Dita e sotme është padyshim një ndër më të veçantat e Marina Vjollcës, kjo jo vetëm për shkak se feston ditëlindjen, por gjithashtu për urimet plot dashuri që ka marrë.

Atë e ka uruar motrat e saj me në krye Luanën, e kanë uruar i dashuri i saj Getoari, por po ashtu sot Marina ka marrë një tjetër urim që të bën të lotosh, por që i zbulon edhe sekretin. Ky urim vjen nga nëna e saj Maria pikërisht përmes një foto me fustan nusërie:

“Faleminderit Zotit! Pata fatin te jem nane e previligjuar ! Ne zemren time kam te skalitur  4 yje  qe ma shkelqejne jeten. Ti je ne kulmin e ketij shkelqimi Zemra ime ne kete ditlindje! Edhe pse ne vigjilje te kesaj foto qe po postoj ... prap shikimi yt art ne zemren time! Fryma ime , jeta ime gezofsh edhe 100 pranvera te tjera !!,”-përfundon postimi I nënës së saj.

Në këtë mënyrë mamaja e Marinës ka zbuluar atë që flitet prej shumë kohësh, që Marina dhe Getoari do të lidhen së shpejti në martesë, me shumë gjasa gjatë këtij viti.