Rama: PS nesër nis fushatën

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nga Elbasani se partia Socialiste nesër do të nisë fushatën në të gjithë Shqipërinë, për zgjedhjet elektorale të 18 qershorit.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Elbasanit Rama theksoi se PS  do të futet zyrtarisht në fushatë, pavarësisht krizës politike, të cilën ai e cilësoi si një krizë artificiale të krijuar nga partia më e madhe opozitare.

‘Me shumë të drejtë ju mund të pyesni çfarë do të ndodhë. Dhe un po ju përgjigjem që  nesër PS do të fillojë fushatën zyrtare për zgjedhjet e 18 qershorit.

Jemi mësuar në shumë vite që të shikojmë konflikte, përplasje dhe kriza që në mos të gjitha në të shumtën e herës janë krijuar nga politikanët, partitë të cilat flasin për popullin gjithë ditën por shumë pak mendojnë për të dhe shumë më pak përpiqen të bëjnë për të.

Sot jemi në fazën përmbyllëse të një krizë të krijuar artificialisht nga një parti e madhe shqiptare. Ajo zgjodhi të mbyllet në një çadër dhe krizën e saj ta eksportojë jashtë çadrës dhe ta kthejë në një krizë të Shqipërisë, duke mos nguruar tu hapë luftë të gjithë partnerëve të Shqipërisë. Ju jen i të gjithë dëshmitarë që ne bëmë çdo përpjekje për të adresuar çështjet që kanë nevojë të adresohen për të rritur maksimalisht garancitë e PD-së në zgjedhje janë përpjekje që si ka bërë asnjë qeveri më parë’, deklaroi Rama.