Tryeza e konsensusit, PD i bashkohet ftesës. Shkon Basha

Partia Demokratike i është përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga aleatët e saj opozita për një tryezë konsensusi të thirrur mbrëmjen e sotme në zyrat qendrore të Kuvendit të Shqipërisë.

“Partia Demokratike konfirmon që do të marrë pjesë sonte në tryezën e partive parlamentare dhe do të përfaqësohet nga kryetari Lulzim Basha”, thuhet në një njoftim të bërë për median nga selia blu.