20 ushtritë më të forta në botë për vitin 2024

SHBA vijon të cilësohet si vendi me ushtrinë më të fuqishme në botë, ndërsa pas saj renditen Rusia dhe Kina.

Në renditjen e “Ushtrive më të forta të botës në 2024-n”, rezulton se ushtria turke ka fituar tre vende, duke shkuar nga e 11-a në vendin e 8, duke lënë pas vende si Gjermania dhe Franca.

Renditja është bërë nga kompania me bazë në SHBA, “Global Firepower”, e cila bazohet në ekzaminimin nga afër fuqitë ushtarake të shteteve të botës çdo vit.

Në renditje janë marrë parasysh karakteristikat e ushtrive të vendit si zhvillimi teknologjik, forca njerëzore, qëndrimi i gjatë në terren dhe lëvizshmëria.

Këto janë 20 ushtritë më të forta në botë:

SHBA

Rusia

Kina

India

Koreja e jugut

Mbretëria e Bashkuar

Japonia

Turqia

Pakistani

Italia

Franca

Brazili

Indonezia

Irani

Egjipti

Australia

Izraeli

Ukraina

Gjermania

Spanja.