Ftesa e opozitës për konsensus, ja partitë që i thonë ‘Po’ tryezës

Partia Republikane dhe ajo Agrare Ambientaliste kanë bërë mesditën e sotme një ftesë për të gjitha partitë parlamentare me qëllim arritjen e konsensusit për zgjidhjen e krizës politike.

Burime nga dy partitë e opozitës që janë edhe nismëtare të kësaj tryeze thanë se deri më tani, disa prej krerëve të partive i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Kështu kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur ftesës dhe do të jetë në tryezë. Përgjigje pozitive kanë dhënë edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi dhe i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Gjithashtu edhe Dash Shehu dhe Nard Ndoka do të jenë të pranishëm në këtë takim.

Pritet përgjigje edhe nga krerët e tjerë të partive.

Tryeza e konsensusit është thirrur në orën 20:00 në kryesinë e Kuvendit.