", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/January/10/auto_9999991704884308.webp", "width": 640, "height": 360 } }

Tentoi t'i futej në shtëpi, arrestohet përndjekësi i Shakirës: Është gruaja ime!

56-vjeçari, Daniel John Valtier është një fans i fiksuar i Shakirës, deri në atë pikë saqë e ka përndjekur atë.

Valtier u arrestua pasi ka përndjekur dhe ngacmuar këngëtaren kolumbiane.

Shakira u transferua në Majami me fëmijët e saj në prill të vitit 2023 pas ndarjes nga Gerard Pique, por që qëndrimi atje nuk ishte edhe aq i qetë për shkak të 56-vjeçarit.

Autoritetet e Floridës arrestuan një burrë 56-vjeçarin të hënën, më 8 janar pasi kishte shkuar tek shtëpia e këngëtares me qëllim të futej brenda.

Ai pretendon kishte një lidhje me këngëtaren kolumbiane gjë të cilën e ka shprehur edhe para gjykatës,

Gjykatësi kishte vendosur një garanci me kusht në 50,000 dollarë, por pas pretendimit dhe këmbënguljes së të pandehurit se Shakira është gruaja e tij gjyqtari e ngriti kushtin në 100,000 dollarë.

“Jo zotëri, ajo nuk është gruaja juaj. Unë kam disa shqetësime, shqetësime reale tani, sepse ky njeri ka halucinacione,” i thotë gjyqtari.

Valtier dyshohet se ndau disa postime në rrjetet sociale për Shakira, të cilat iu dorëzuan autoriteteve nga ekipi i saj i sigurisë më 3 janar.

Valtier u paraqit në shtëpinë e këngëtares vetëm pesë ditë më vonë, në orën 12:45 me taksi, para se të arrestohej.