Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, lihet në burg 29-vjeçari nga Vërdova

Lihet në burg 29-vjeçari nga Pogradeci, i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur të njerkës së tij. Avokati kundërshtoi akuzat ndaj të riut Kledi Tirollari, duke u shprehur se s`ka prova që e implikojnë. Babai të riut, deklaroi gjithashtu se djali akuzohet pasi ish-bashkëjtetuesja pati konflikte me të.

SYRI TV

Gjykata e Korçës la në burg 29-vjeçarin Kledi Tirollari, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, e cila rezulton se është vajza e njerkës së tij. Avokati mbrojtës i 29-vjeçarit Denis Mekolli kundërshtoi akuzën, duke u shprehur se prokuroria nuk ka prova që implikojnë të riun në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e gruas së babait të tij.

Babai i 29-vjeçarit, Istref Tirollari, u shpreh gjithashtu se akuzat janë të pavërteta, pasi ai ka pasur bashkëjetesë me nënën e vajzës dhe pas një konflikti mes tyre ajo ka vendosur të akuzojë të birin.

Një ditë më parë, nëna e vajzës, u shpreh se vajza e saj kishte pasur marrëdhënie me djalin e bashkëjetuesit prej 1 viti e gjysëm. Ajo u shpreh se denoncimin për këtë rast e kishte kryer pas konflikteve që kishte pasur me ish-bashkëjetuesin në fshatin Vërdovë të Pogradecit.