FOTO/ Kapet me 1.1 ton drogë, arrestohet trafikanti shqiptar në Itali. Emri

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino të Italisë, pasi në një banesën gjetur 1.100 kg drogë.

Në pranga është vënë Leven Ismailaj, me banim në Torino. Arrestimi raportohet se është kryer “ditët e fundit”, megjithatë lajmi është bërë publik në mediat italiane vetëm sot.

Disa fqinjë kanë njoftuar në polici një “prezencë të çuditshme personash”, në një shtëpi që supozohej të ishte bosh në rrugën "Pastrengo", në qytezën Moncalieri (Torino).

Efektivët mësynë në apartament ku gjetën shqiptarin dhe një sasi prej 1.1 ton marijuanë e 5 gr kokainë. Banesa që Ismailaj e përdore si depozitë droge, sipas mediave italiane, ishte e një miku të shqiptarit.

Një pjesë e drogë e sekuestruar

Ismailaj akuzohet për posedim droge me qëllim trafikimin.

/Syri.net/