FOTO/ Vrasja misterioze e prostitutës, jepet vendimi për 2 tutorët e arrestuar për vrasje. Emrat

Dy shqiptarët e akuzuar nga prokuroria italiane për vrasjen e 34-vjeçares Alina Roxana Ripa, prostituta rumune e gjetur e vdekur më 31 Dhjetor 2016 në Salerno, janë shpallur të pafajshëm nga gjykata.

Gjykata italiane ka konfirmuar ndaj tyre vetëm akuzat e shfrytëzimit dhe shtyrjes drejt prostitucionit. Prokuroria kishte kërkuar për të pandehurit dëmine me 30 burgim për secilin dhe 8 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Kështu, për akuzën e dytë, 36-vjeçari Ilir Kadiu u dënua me 3 vite burgim, dhe 24-vjeçari Kristian Marku me 2 vite e 2 muaj.

Rumunia vdiq 8 ditë pasi shkoi në Salerno nga San Cipriano D'Aversa, bashkë me një tjetër prostitutë dhe Ilir Kadiun.

Kufoma e saj u gjet me fytyrë në tokë dhe me mbathje të ulura, raportojnë mediat lokale.

/Syri.net/