‘Po shohim një përshkallëzim alarmues’/ Borrell: Askush s’do të dalë fitimtar nga një konflikt rajonal

Shefi i politikës së jashtme evropiane Josep Borrell dha alarmin sot, duke thënë se Libani nuk duhet të tërhiqet në një konflikt rajonal si rezultat i luftës së Izraelit me Hamasin.

 Duke folur gjatë vizitës së tij në Liaskush nuk do të dalë fitimtar nga një konflikt rajonal”.ban, Borrell tha se ishte e domosdoshme të shmangej një përshkallëzim rajonal në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi Izraelin se “askush nuk do të dalë fitimtar nga një konflikt rajonal”.

Borrell i bëri komentet e mësipërme gjatë një konference për shtyp me kryeministrin libanez Najib Mikati pas bisedimeve që ai pati me zyrtarë të lartë të qeverisë për situatën në dhe rreth Gazës, duke përfshirë ndikimin e luftës dhe situatën në kufirin izraelito-libanez.

“Po shohim një përshkallëzim alarmues zjarri përgjatë Linjës Blu”, tha Borrell.

Kujtojmë se, pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga Libani jugor në vitin 2000 pas 22 vitesh pushtim, OKB-ja hodhi një “Vijë Blu” që përcaktonte kufirin mes dy vendeve.