Zbardhet dokumenti i 1986: Si u lirua oficeri i repartit që kryente marrëdhënie me ushtarët e tij

Një ngjarje e vitit 1986 në ushtrinë shqiptare është zbardhur nëpërmjet një dokumenti të publikuar nga Kastriot Dervishi, ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme. 

Në këtë dokument tregohet sesi ish -Ministri i Brendshëm i PPSH-së, Hekuran Isali kishte urdhëruar daljen në lirim të një oficeri dhe arsyet:

Në dokument thuhet se oficeri qe mbante detyrën e komandantit të baterisë në repartin 282, “ka hyrë në marrëdhënie pederastie (pasiv) me ushtarë të ndryshëm, efektivë të baterisë që drejton. Këto veprime të ulta ky oficer i ka bërë kryesisht në kohën që ka qënë me shërbim në repart, duke i thirrur vetë ushtarët në zyrën e komandës së baterisë, me të cilët kryente marrëdhënie."