Në kërkim në Itali për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana. Emri

Një 32-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me objekt trafikimin e drogës së llojit kokainë”.

“Amarild Tolja, 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka dërguar urdhrin për arrestimin e tij dhe dërgimin drejt shtetit Italian, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatat kriminale me objekt trafikimin e drogës së llojit kokainë”, sqaroi policia.

Tolja pritet të ekstradohet në Itali.