Shtëpia e Bardhë në alarm: Një i dyshuar mundohet të hyjë me forcë

Shërbimi Sekret amerikan ka bërë të ditur se një person është përpjekur të hyjë me forcë në Shtëpisë së Bardhë, duke e vënë ndërtesën në alarm sigurie.

“Sky News” raporton se i dyshuari që u përpoq të futej me forcë në pjesën veriore të Shtëpisë së Bardhë po mbahet në paraburgim.

Siguria ishte veçanërisht e lartë për shkak të vizitës së Presidentin të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Megjithatë ndërkohë që Trump mbante bisedime me Erdogan, përpara Shtëpisë së Bardhë po mbaheshin protesta të fuqishme kundër vizitës së tij.

Mësohet se lideri turk ishte larguar nga ndërtesa kur filloi alarmi i sigurisë./SYRI.net/