", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/January/05/auto_-640-0-559116ef420b470e7ebe3169513cf71c1704439066.jpg", "width": 900, "height": 518 } }

VIDEO/ 3 viktima nga përplasja e trenave në Indonezi, 28 të plagosur

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën kur dy trena u përplasën mëngjesin e së premtes në Indonezi në ishullin e madh Java.

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë. Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitale.