Shpartallimi i sigurisë në burgje/ Ja si tentoi vrasësi serial Dan Hutra të presë hekurat e qelisë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me tentativën e arratisjes së vrasësit Dan Hutra dhe tre të burgosurve të tjerë.

Gayetarja e Syri TV, Bleona Sari, ka siguruar fotot e mjetit prerës me të cilin të burgosurit tentuan të prisnin kangjellat.

 

Po ashtu në pamjet e siguruara shihet qartë një prej hekurave të burgut të Fierit që është prerë nga të burgosurit.