'Një shpjegim i thjeshtuar për Kryeministrin për datën e zgjedhjeve'

Dëgjova mbrëmë një analist që fliste me "kompetencë" se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e datës së zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin që e refuzonte ndryshimin e datës dhe më vinte për të qeshur, sepse bashkë me një koleg i kemi shkruar këto dispozita të Kushtetutës në 2008. Le ta mbyllim njëherë e mirë këtë argument qesharak.

Nga Oerd Bylykbashi

Kushtetuta nuk cakton asnjë datë per zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton rregullin që llogarit vetëm fundin e mandatit, i cili është data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1).

Kushtetuta percakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhen zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta percakton se periudha zgjedhore percaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gje qe detyron Kushtetuta eshte qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars - 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator - 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori.

Nese parlamenti vendos qe per keto zgjedhje apo gjithmone, periudha e zgjedhjeve te jete nje periudhe tjeter, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetem 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetuten. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori eshte e siela e fundit para dates 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetem duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetuten.

A mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po! Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes.

Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua per te shtyre daten e zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin dekretuar per daten 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte nje date te re jo me vone se 20 shkurt 2007. Presidenti i dekretoi per daten 18 shkurt 2007. Nese nuk e mbani mend, shihni kete foto. Ndersa Kryeministri dhe analisti te lexojne nenet me siper dhe Kodin Zgjedhor.