FOTO/ Sekuestrohen 30 kallëpe tritol në Fushë-Krujë, 4 të arrestuar

Policia ka sekuestruar plot 30 kallëpe me tritol dhe 29 kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës gjatë një operacioni të koduar “Saga” në Fushë Krujë.

Katër vetë kanë rënë në pranga; Vjollca Sorra 42 vjeç, Edmond Demiri 32 vjeç, Robert Doku 30 vjeç dhe Viktor Hanaj 33 vjeç.

Lënda eksplozive iu gjet të arrestuarve e fshehur në çanta. Pesha totale e kallëpeve të tritolit të sekuestruar është 6 kg.