Temperaturat e ulta/ Situata në Suedi dhe Finlandë përmes fotove

Vendet nordike kanë regjistruar temperaturat e tyre më të ftohta të dimrit, me zonat e Suedisë dhe Finlandës që kanë rënë deri në -40C këtë javë. 

Më poshtë janë disa foto që paraqesin situatën e vështirë që ka kapluar vendet nordike.

Shtetet nordike janë mësuar me dimrat e ftohtë, por në Suedi është e rrallë që temperaturat të bien nën -40C.

Veriu i largët i Suedisë po sheh disa nga temperaturat e saj më të ulta prej vitesh - në Vittangi temperaturat kanë rënë deri në -30C

Disa vrapues në kryeqytetin Stokholm i kanë përballuar dëborës dhe erës

Ky njeri nuk ishte i përgatitur të hiqte dorë nga noti në Helsinki, megjithëse disa vende në Finlandë kanë regjistruar temperaturat e tyre më të ulëta të dimrit.

Një burrë ecën në detin e ngrirë në Helsinki

Reshjet e dendura të borës kanë mbuluar pjesë të Norvegjisë jugore që nga dita e Vitit të Ri.

Danimarka lindore. Çiklistë sfiduan një stuhi dëbore në Aalborg

Në disa pjesë të Danimarkës, përfshirë Jutlandën, policia i ka kërkuar publikut që të shmangë rrugët nëse është e mundur

Autobusët vazhduan të funksiononin në qytetin danez të Randers, por forcat e armatosura u vendosën në rajon për të ndihmuar shërbimet e urgjencës