Kriza politike/ Nesër pritet vendimi i rëndësishëm për datën e zgjedhjeve

Dita e nesërme pritet të jetë vendimtare për krizën politike dhe mbetet për t’u parë çfarë kthese do të marrin zhvillimet.

Ashtu sikurse është njoftuar javën e kaluar, Kolegji Zgjedhor do të vendosë nëse do të pranojë apo rrëzojë animimin e Partisë Agrare Ambientaliste, e cila kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së regjistrimit të listave të kandidatëve me arsyetimin se janë shkelur afatet ligjore.

Nëse kjo kërkesë e PAA do të pranohet nga Kolegji Zgjedhor, atëherë automatikisht bie 18 qershori si datë e zgjedhjeve.

Nëse ndodh kjo situatë, atëherë çdo gjë do të nisë nga e par dhe Presidenti i Republikës duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet që pritet të jetë në vjeshtë, kohë që ka kërkuar edhe Partia Demokratike, ndërsa nuk dihet nëse do të plotësohen kërkesat e tjera të opozitës për ministrat teknikë.

Relatori i çështjes është gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa katër anëtarët e tjerë janë Tomorr Shkreli, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj. Opozita këmbëngul se listat e partive me kandidatët për deputet janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, duke pretenduar se data përfundimtare ka qenë 28 prilli në orën 24:00 dhe jo 29 prilli, ditë kur partitë dorëzuan listat me emrat e kandidatëve. /SYRI.net/