Lufta Izrael-Hamas/ Rikthehet uji në disa pjesë të Gazës qendrore

Uji është rikthyer në pjesë të Gazës qendrore, sipas komunës së Deir al Balah.

Ai tha se në bashkëpunim me Autoritetin Palestinez të Ujit dhe komunat e tjera, kishte mundur të riparonte linjën e ujit të Makrutit. Linja, e cila është një burim kritik i ujit të pastër për shumë lagje në qendër të Gazës, ishte jashtë funksionit për disa ditë.

Mungesa e pompimit të ujit kishte rezultuar në “derdhjen e ujërave të zeza në rrugë”, tha bashkia.

Linja Makrut është një nga disa që janë përdorur për të furnizuar Gazën me ujë nga Izraeli. 

Agjencitë e OKB-së dhe OJQ-të kanë paralajmëruar se mungesa e ujit të pastër në shumë zona të Gazës rrezikon përhapjen e sëmundjeve të lëkurës dhe sëmundjeve të tjera si diarreja.