Theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpi’, prangoset 26-vjeçari në Himarë

Një 26-vjeçar ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Si pasojë, shtetasi Andon Qurku nga Himara ka rënë në prangat e policisë, në mënyrë flagrante jashtë banesës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.