'Jo arrestim e paraburgim pa prova'/ Më 13 janar, shqiptarë protestojnë në Romë për lirimin e liderit të opozitës

Disa shoqata shqiptare ne Romë janë organizuar që të protestojnë më 13 janar 2024,  ora 15.00, përpara ambasadës shqiptare.

Gazetarja Alba Kepi njoftoi se protesta është për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës, Dr. Sali Berishës.

“Jo arrestim e paraburgim pa prova. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e Kushtetutës shqiptare.

Jo marrëveshje ndërqeveritare për kampet e refugjatëve në Shqipëri.

Ftojmë shqiptarët pa dallime që të mblidhen e të demostrojmë për dinjitetin tonë”, thuhet në njoftim.