VIDEOLAJM/ Berisha: Ky flamur i pluralizmit nuk mposhtet kurrë!

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, postoi një video për ndjekësit në mediat sociale, ku shihet teksa valëvit flamujt e Partisë Demokratike.

Berisha shkruan se flamuri i pluralizmit nuk mposhtet kurrë.

“Mirëmëngjes miq! Ky flamur i pluralizmit nuk mposhtet kurrë!” shkruan Berisha.

Kreu i opozitës reagoi pas tubimit të organizuar poshtë banesës së tij nga mbështetësit.