Francë, përgatitjet e fundit për edicionin e 70-të të Festivalit të Kanës

Edicioni i 70-të i Festivalit të Filmit të Kanës do të mbahet nga 16 deri me 28 maj në Francë.

Ky festival është ndër më të rëndësishmit në Europë dhe padyshim një synim i regjisorëve botërorë. Juria e edicionit të 70-të do të kryesohet nga regjisori i njohur Pedro Almodovar.

Regjisorët që flitet se mund të jenë pjesë e konkurrencës zyrtare për të fituar Palmën e Artë në Kanë këtë vit janë Michael Haneke, Roman Polanski, Ruben Ostlund, Xavier Beauvois e regjisorë tjerë.

Ai do të hapet të mërkurën me filmin e regjisorit francez Arnaud Desplechin, 'Ismael's Ghosts'.

Për aktoren Jessica Chastain, është një gjë e mrekullueshme të jesh pjesë e jurisë, pasi të jepet mundësia të shohësh shumë filma.

"Ajo që mezi pres është njohja me filmat. Për mua kjo është shumë e rëndësishme – Isha shumë e emocionuar në vitin 2011 kur u shfaqën filmat e mi sepse kam qenë e pranishme në të gjithë festivalet e filmit dhe mendova, 'Oh, do të shoh të gjithë këta filma të mrekullueshëm' dhe nuk e kupton që kur shkon atje nuk sheh asgjë. Asnjëherë nuk më është dhënë mundësia të shoh mbi 20 filma në një festival dhe tani kjo është e vetmja punë dhe përgjegjësi e imja, të shoh filmat e të tjerëve."

Megjithatë, festivali i filmit i këtij viti nuk ka qenë pa kundërshtime. Ndërsa realiteti virtual po përhapet gjerësisht në qarkun e festivalit, Kana ka ngurruar për ta përqafuar atë.

Nga ana tjetër, duhet të mbahet ritmi i ndryshimit të shpejtë të peizazhit mediatik, që është sfidues për një institucion të respektuar si Kana./CRI