Artan Fuga thumbon Ramën: Po s’e pranove ofertën McAllister, je i humbur për pak ditë

Pas dështimit për një marrëveshje të mundshme mbrëmjen e sotme mes Ramës dhe Bashës, akademiku Artan Fuga ka reaguar në facebook.

Sipas Fugës, kushdo që nuk pranon paketën McAllister është i humbur brenda pak ditësh.

“Kush nuk pranon paketën Mcallister është i humbur brenda pak ditësh. Formula Mcallister është Llastik-Ma, nuk ka ku të shkojë më e ekuilibruar! Uroj që mos ketë parti shqiptare të mos e pranojë! Ajo është lakmuesi që zbulon elementët në dekompozim”, shkruan Artan Fuga.

Sipas zhvillimeve politike të mbrëmjes së sotme, është Kryeministri Edi Rama që ka refuzuar paketën McAllister të mbështetur edhe nga zyrtari i DASH Hoyt Brian Yee.