VIDEO/ Manchester City siguron kualifikimin për Champions, ngjitet në vendin e tretë

Manchester City ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier Ligë dhe ka kaluar në vendin e tretë të tabelës.

Gabriel Jesus, Kevin De Bruyne dhe Yaya Toure shënuan golat për Cityn në triumfin 3 me 1 ndaj WBA-së. Robson-Kanu shënoi golin e vetëm për mysafirët.

“Qytetarët” tani kanë 75 pikë në tabelë, dy më shumë se Liverpooli që është i katërti dhe tri më shumë se Arsenali që është i pesti.

Në javën e fundit, Cityt i duhet një fitore për të ecur në Ligën e Kampionëve drejtpërdrejtë nga vendi i tretë.

I mjafton edhe një barazim, nëse Liverpooli nuk fiton më të thellë se me tre gola diferencë.