", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/January/02/auto_Korea_Leader1704180745.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Koreja e Jugut: Udhëheqësi i opozitës goditet me thikë në fyt

Sulmuesi i dyshuar u arrestua në vendngjarje dhe Lee Jae-myung  u dërgua në spital

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut u sulmua me thikë gjatë një konference për shtyp në qytetin e Busanit, ndërsa vizitonte vendin e aeroportit të ri Gadeokdo të Busan këtë mëngjes  njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap. Pasi vizitoi Busanin sot, Lee po planifikonte të vizitonte fshatin Pyeongsan dhe të bënte një vizitë mirësjelljeje te ish-presidenti Moon Jae-in.

Lee Jae-myung, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, u godit me thikë në anën e majtë të qafës të martën në mëngjes.

Personi që e ka sulmuar është arrestuar në vend. Lee u dërgua në spital rreth 20 minuta pas sulmit. Ai ishte i vetëdijshëm në atë kohë, raportoi Yonhap.

Sulmuesi dukej se ishte në të 50-at ose të 60-at e tij dhe iu afrua Lee-t dhe i kërkoi një autograf, duke pretenduar se ishte një mbështetës, kur papritmas iu hodh dhe e goditi me thikë.

Videot e sulmit të postuara në mediat sociale tregojnë se Lee fillimisht u rrëzua në turmë dhe më pas bie në tokë ndërsa disa njerëz përpiqen të kapin sulmuesin. Fotot tregojnë Lee të shtrirë në tokë me sy të mbyllur, ndërsa dikush i shtyp një shami rreth qafës për të ndaluar gjakderdhjen.

Politikani 59-vjeçar drejton Partinë Demokratike të Koresë. Ai nuk është aktualisht një anëtar i legjislaturës së Koresë së Jugut, por pritet të kandidojë për një vend në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në prill 2024.

Në zgjedhjet presidenciale të 2022, ai humbi me 0.73% të votave ndaj Presidentit aktual Yoon Suk Yeol. Ai pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2027.