Aktori i njohur i përgjigjet propagandës së Ramës

Aktori i njohur Julian Deda ka reaguar pas keqpërdorimit nga mediat e majta të deklaratës së Lulzim Bashës për katolikët.

Në një status në facebook, Julian Deda shkruan se deklarata e Bashës ka të bëjë me përdorimin e kriminelëve në politikë nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas aktorit të njohur, Rama zgjedh të kandidojë persona me rekorde kriminale në zonat ku Partia Demokratike ka fituar tradicionalisht.

Statusi në Facebook i Julian Dedës:

Te gjithe atyre qe sot kane nxjerre statuse per deklaraten e Bashes do u kerkoja ta lexonin te plote prononcimin e tij perpara se te reagonin apo ta komentonin duke u bere pa dashje pjese e nje propagande dashakeqe.

Rama ka zgjedhur te kandidoje figura te inkriminuara ne disa nga zonat me mbeshtetese te PD. Kete veprim e ka bere per t'i kundervene krimin, qytetarise dhe te djathtes qe eshte shumice ne keto zona. Te gjithe, duhet te ndihemi te ofenduar jo nga konstatimi por nga akti. Fitorja e krimit nuk eshte deshtim i komunitetit por i shtetit dhe i politikes. I asaj politike qe ka zgjedhur te "martohet" me krimin por edhe i asaj qe duhej te bente me shume per ta luftuar kete "martese".

Kriminelet kane fituar duke perdorur dhunen, parate, friken, pushtetin dhe dobesine e PD. Propaganda e Rames kerkon te na mbushe mendjen se komunitetin po e ofendon Basha dhe jo ai qe ka caktuar, vrases,hajdute, trafikante vajzash e droge si perfaqesues te tij.

Fenomeni eshte i perhapur kudo por eshte me i perqendruar ne zonat qe votojne tradicionalisht PD per te siguruar me cdo cmim pushtet per Ramen. Shqetesim kryesor sot nuk duhet te jete diagnostikimi i semundjes por kurimi i saj. Kjo vjen duke ngritur zerin e protestes jo ndaj denoncuesit por ndaj dhunuesit te vlerave qytetare. Kjo behet duke zevendesuar me vote trafikanet, vrasesit dhe tutoret me profesore, profesioniste dhe intelektuale pavaresisht perkatesise politike. Keta jane produkti i vertete i katolikeve te veriut qe jane simbol i qendreses,dijes,lirise dhe patriotizmit.