Ja si do të jetë moti të mërkurën

Edhe gjatë ditës së mërkurë pritet që vranësirat dhe reshjet e shiut të dominojnë në të gjithë vendin. Gjatë natës do të kemi kthjellime të cilat do të mbizotërojnë edhe gjatë pjesës së parë të ditës, por në mesditë do të rikthehen sërish vranësirat të cilat d të pasohen me reshje lokale shiu.

Për sa i përket temperaturave ato do të vijojnë të jenë të pandryshuara edhe gjatë ditës së mërkurë, ku temperaturat e larta pritet të arrijnë sërish në vlerën e 24 gradëve në të gjithë territorin.