Përfundon takimi i Bashës me aleatët, ja çfarë u diskutua

Ka përfunduar pas 20 minutash takimi i Lulzim Bashës me krerët e partive aleate që u zhvillua në selinë e PD.

Në takim u diskutua për vetingun dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Gjithashtu, Basha i informoi aleatët për qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama. 

Syri.net raportoi më herët se Kryeministri Rama nuk ka pranuar ofertën McAllister, dhe pika ku ngecën bisedimet është pikërisht data e zgjedhjeve.

Takimi i Bashës me aleatët është i treti gjatë ditës së sotme. /SYRI.net/