Atdhe Nuhiu-FIFA-s: Kosova ka talente sa për 3 Kombëtare

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka thënë se vendi i tij prodhon shumë talente dhe këtë e dëshmon edhe lojtarët e Kosovës që luajnë në shtete të tjera.

Ai tregojë si gjysma e lojtarëve të Shqipërisë janë nga Kosova, të tjerët të Kombëtarja e Zvicrës dhe të Kosova.

“Gjysma e lojtarëve të Shqipërisë janë nga Kosova, plus ka të tjerë që luajnë të Zvicra dhe të Kosova”, tha fillimisht Nuhiu për faqen e FIFA-s.

“Ne kemi lojtarë që luajnë në tre kombëtare të ndryshme. Kosova ka talente. Nëse mendoni për këtë, atëherë e shihni se e ardhmja është te Kosova”.

Nuhiu po ashtu tha se është shumë i lumtur që Kosova po mund të marrë pjesë në kualifikime evropiane e botërore, në Lojëra Olimpike, pasi kishin menduar se nuk do të vinte kurrë kjo ditë.

Ai tregoi se si kishte luajtur edhe për U21 të Austrisë së bashku me David Alaba dhe Arnautovic, por tregoi se nuk u ftua më dhe më pas u paraqit Kosova, ku nuk mendoi dy herë për të pranuar ftesën.