", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/December/31/auto_Screenshot_7-46-1130x6351704025002.png", "width": 900, "height": 506 } }

Njihuni me parashutisten që pëlqen të “ecë” mbi re

Pamjet e parashutistëve janë gjithmonë emocionuese për t’u parë, sidomos nëse ata kryejnë ‘marifete’ në ajër. Një të tillë e ka performuar edhe 23 vjeçarja Maja Kuczynska, kur tregoi se si “ecën” mbi re.

Ajo gjithmonë përditëson videot në rrjetet e saja sociale, dhe njerëzit mahniten kur e shohin mënyrën se si ajo “ecë” në ajër, sikur të kishte përpara një shtegu të padukshëm. Madje, lëvizjet e saj janë aq të rrjedhshme dhe të kontrolluara, sa që vështirë besohet se ajo nuk është duke ecur në tokë.

Hedhja me parashutë është sport mjaft i rrezikshëm, por Maja vazhdon të magjepsë njerëzit me përvojën dhe profesionalizmin e saj.