Burime diplomatike: Rama refuzon Yee dhe paketën McAllister

Syri.net ka mësuar nga burime diplomatike se Kryeministri Edi Rama ka refuzuar paketën e David McAllister, e cila u mbështet edhe nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee gjatë takimeve të djeshme në Tiranë.

Oferta e McAllister parashikon disa ndryshime, që kanë të bëjnë me poste në qeveri, identifikimin elektronik të votuesve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Të paktën kështu raportonin sot mediat.

Pika ku kishin ngecuar bisedimet ishte pikërisht data e shtyrjes së zgjedhjeve, që nuk pranohej nga Kryeministri Rama më vonë se 23 korriku. Kurse opozita këmbëngul që zgjedhjet të shtyhen për në shtator.

Por, mesa duket këtë paketë të pranuar deri diku nga opozita dhe zyrtari i DASH Yee, e ka refuzuar kryeministri.

Ndërkohë, në orën 21:00 kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në mbledhje aleatët opozitarë. /SYRI.net/